Euro 2020

Gjermania dhe Spanja dy kombëtaret që e kanë fituar më së shumti Kampionatin Evropian

06/10/2021 21:03
nga:Mergim Rreci

Magjia e Kampionatit Evropian fillon nesër dhe do të rrugëtojë së bashku me ne deri me 11 korrik.

24 kombëtare do të luftojnë për rezultate sa më pozitive në këtë kompeticion, shkruan GazetaBlic Sport.

Italia dhe Turqia e nisin nesër me ndeshjen hapëse Kampionatin Evropian, atje ku të pranishëm do të jenë edhe futbollistët më të mëdhenj ndër vite.

Maqedonia e Veriut dhe Finlanda do të jenë dy kombëtaret debutuese në Kampionatin Evropian.

Analizuar në statistika,Gjermania dhe Spanja janë dy kombëtaret që e kanë fituar më së shumti këtë kompeticion, nga tri herë.

Gjermania ka fituar Kampionatin Evropian në Belgjikë 1972,  në Itali 1980 dhe në Angli 1996, kurse Spanja fitoi Kampionatin Evropian të vitit 1964, 2008 dhe 2012.

/GazetaBlic Sport/