Lajme

Gjermani: Shqiptari e ktheu picerinë e tij në vendtakim për Ndranghetan

06/05/2023 18:46
nga:G B

Disa shqiptarë kanë rënë në pranga në Itali, Gjermani dhe Belgjikë.

Ata dyshohet se ishin të përfshirë në një trafikim të madh të drogës në Evropë, në bashkëpunim me klanin e njohur mafioz “Ndrangheta”.

Raportohet se njëri nga të dyshuarit e kishte kthyer restorantin e tij në Frankfurt të Gjermanisë, bazë të familjes mafioze kalabreze.

Siç shkruajnë mediat italiane, aty planifikoheshin të kryheshin pazaret e kokainës.

Policia e Gjermanisë e kishte kryer përgjimin e një takimi që si cak kishte blerjen e 50 kilogramëve kokainë.

Sasia e drogës kishte mbërritur në Gjermani nga Amerika e Jugut, dhe planifikohej që të shitej në Itali.

Siç bëhet e ditur nga 25 urdhër-arrestet e lëshuara me urdhër të Prokurorisë italiane, pjesa më e madhe janë shqiptarë me banim në Belgjikë.