Lajme

Gjermani: Dyshohet se një shqiptar u vra nga një shqiptar tjetër

12/02/2023 11:15
nga:Sh R

Një shqiptar raportohet se u vra në Gjermani.

Rasti tragjik dyshohet se ka ndodhur para disa ditësh në Schleswig-Holstein.

Siç raportohet, viktima është një 27-vjeçar me inicialet R.H.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, janë bërë publike edhe detaje.

Mediat gjermane raportojnë se R.H, është vrarë po nga një shqiptar i moshës 17-vjeçare.

Ndërkohë Abcnews.al, shkruan se autoritetet gjermane kanë bashkëpunuar me familjarë të viktimës për të zbardhur më tepër detaje dhe për identifikimin pasi 27-vjeçari nuk ka pasur dokumentet identifikuese.

Tre ditë më parë, familjarët e të ndjerit kishin njoftuar rreth vdekjes së 27-vjeçarit shqiptar.

I ndjeri, jetonte prej më shumë se tre vjetësh që jetonte mes Gjermanisë dhe Francës.

Dyshimet kryesore janë për prishjet e pazareve të drogës, megjithatë i riu në Shqipëri nuk rezulton me precedent penal.