Sporti

Gjeraj: Po i tregojmë botës se Kosova ka futbollistë të mirë

10/14/2022 21:00
nga:L J

Skuadra e Ballkanit u mposht dje nga Sivasspori me rezultatin 1:2 në xhiron e katërt të grupeve të Conference League.

Robert Gjeraj, futbollisti me shumë përvojë në futbollin vendor ka theksuar se pavarësisht humbjes, Kosova po i mëson botës se ka futbollistë të mirë dhe se vendi ynë e ka ambasadorin më të mirë sportin, përcjell GazetaBlic Sport.

“Sporti është ambasadori më i mirë i vendit. Krejt bota po na njeh që prej Kosovës po dalin talentë dhe ka futbollistë të mirë”, tha Gjeraj në emisionin SPRINT në Tëvë1.

Kujtojmë se Ballkani ka katër pikë në grupin e Conference League, ku luan me Cluj, Slavia Pragues dhe Cluj.

/GazetaBlic Sport