Trajneri dhe analisti i mirënjohur kosovar, Robert Gjeraj, ka deklaruar në emisionin ‘Var Show’ në Tëvë1, se Dukagjini është bërë një ‘mace e zezë’ për Ballkanin.
Gjeraj poashtu tha se Ballkani ishte i fokusuar tek ndeshja e Evropës, andaj ky takim rezultoi edhe me një barazim, përcjell GazetaBlic Sport.
“Dukagjini është bërë një ‘mace e zezë’ për Ballkanin. Mendoj se Ballkani është më i fokusuar në ndeshjen që do të luajë në Ligën e Konferencës. Nuk besoj se ky barazim do të jetë një problem i madh për Ballkanin, ata kanë një ekip të mirë dhe do t’i rikuperojnë këto pikë gjatë rrugës”, tha Gjeraj.