Sporti

Gjeraj: “Ashtu si po këndojnë lojtarët e kombëtares: Gjermania nuk është si përpara, ashtu edhe këto tri kombëtare nuk janë si përpara”

12/03/2023 22:59
nga:E K

Ish futbollisti tashmë trajner dhe analist i futbollit, Robert Gjeraj i ftuar në “Var Show” në “Tëvë1” ka analizuar shortin e Kampionatit Evropian, aty ku Shqipëria do jetë në grupin B.

Gjeraj thotë se kundërshtarët e Shqipërisë janë në rënie, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ashtu si po këndojnë lojtarët e kombëtares: Gjermania nuk është si përpara, ashtu edhe këto tri kombëtare nuk janë si përpara. Kroacia dhe Italia kanë rënie, Shqipëria ka ngritje, kemi lojtarë që luajnë në Serie A, Kroacia ka ndërrim të gjeneratës. Ky është grupi më i vështirë që ka mund t’i bie Shqipërisë në Kampionatin Evropian”, tha Gjeraj.

/GazetaBlic Sport/