Lajme

Gjenerali turk merr detyrën e Komandantit të KFOR-it

10/10/2023 11:55
nga:N K

Është bërë zyrtarisht ndërrimi i komandës së KFOR-it, ku nga sot trupat e NATO-s në Kosovë do të udhëhiqen nga gjenerali turk, Ozkan Ulutas.

Gjenerali italian, Angelo Michele Ristucca, ia ka dorëzuar komandën e KFOR-it gjeneralit turk, në një ceremoni shtetërore.

Këtë detyrë gjenerali Ulutas do ta ushtrojë për një dit.

Me rastin e inaugurimit të komandantit të 28-të KFOR-it në Kosovë ka ardhur edhe admirali Stuart B. Munsch, që është komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.