Lajme

Gjendja në pikat kufitare- Pritje deri në 1 orë për të hyrë në Kosovë, situata e njëjtë edhe për dalje nga vendi

08/08/2026 18:47
nga:Y I

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka përditësuar të dhëna për gjendjen në pikat kufitare të vendit.

Në njoftim bëhet e ditur se pritjet më të gjata janë në Muçibabë, atje ku zgjasin deri në 1 orë.

Kurse tek Dheu i Bardhë, Han të Elezit, Jarinjë, Kullë, Merdarë, pritjet zgjasin më së shumti 20 minuta.

Pritje deri në 1 orë në Muçibabë ka edhe për dalje nga Kosova, ndërsa në pikat tjera, për dalje pritjet nuk zgjasin më shumë se 20 minuta.