Lajme

Gjendja e rrugëve në Prishtinë pas reshjeve të borës, flet Përparim Rama

01/10/2022 16:17
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas raportimeve se gjendja në disa rrugë të Prishtinës është e keqe për shkak të reshjeve të borës dhe mospastrimit të tyre.

Rama ka shkruar se po marrin masa që rrugët e kryeqytetit të mos bllokohen.

“Jemi duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që rrugët e Prishtinës të jenë të qarkullueshme”, shkroi Rama në Facebook.