Lajme

Gjendja e rëndë në Deçan,Selmanaj ka një thirrje për Qeverinë e Kosovës

07/13/2021 18:45
nga:Q R

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar lidhur me helmimin e 1 mijë e 500 qytetarëve në Komunën e Deçanit. Shkaku i helmimit dyshohet se është uji i pijshëm, përcjell GazetaBlic.

Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se urgjentisht duhet të thirret mbledhje e jashtëzakonshme për gjendjen e rëndë në Komunën e Deçanit.

Shkrimi i plotë:

Thirrje për Qeverinë e Kosovës.

• Të thirret urgjent mbledhje e jashtëzakonshme e qeverisë për gjendjen e rëndë në Komunën e Deçanit;

• Të ndahen mjete financiare për mbulimin e shpenzimeve për trajtimin shëndetësorë për të gjithë të prekurit;

• Të sigurohen barnat e nevojshme për trajtimin e të sëmurve;

• Të dërgohen profesionistë shtesë shëndetësorë për t’ju dal në ndihmë Qendrave të Mjekësisë Familjare në Komunën e Deçanit;

• Të merren dhe dërgohen mostrat e analizave në vendet e zhvilluara për të nxjerrë sa më parë përfundimet e shkaqeve që quan në helmimin kaq masiv të qytetarëve të kësaj komune.

Vetëm bashkë mund t’ia dalim çdo sfide!

Vjosa Osmani viziton të helmuarit në Deçan