Një person pa shenja jete është gjetur ditën e premte në Prizren.
Siç njofton Policia, viktima mashkull është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
“Rr. Mehmed Akif Ersoj, Prizren 15.10.2021-21:53. Viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij, ka ndërruar jetë.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.” njofton Policia.
Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.