Lajme

Gjendet një mjet i pashpërthyer në fshatin Bellanicë

09/12/2025 09:31
nga:N K

Një mjet i pashpërthyer është gjetur dje në fshatin Bellanicë të Malishevës, gjatë punimeve në një shtëpi private.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është evidentuar të enjten rreth orës 12:40. “Është raportuar se gjatë punimeve në murin e shtëpisë së ankuesit, mashkull kosovar, është hasur një mjet i dyshimtë,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes deri në mbërritjen e njësisë për deminim. “Njësia policore është në sigurim të vendit të ngjarjes derisa aty të dalë njësia për deminim,” thekson më tej raporti i Policisë.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pritet që njësia për deminim të bëjë neutralizimin dhe tërheqjen e mjetit.