Lajme

Gjendet një granatë dore afër Postës në Prizren, arrestohet një person

12/04/2024 17:32
nga:G B

Një granatë dore është gjetur në afërsi të Postës në Prizren.

Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Është gjetur një mjet shpërthyes në afërsi të Postës në Prizren. Në lidhje me rastin është arrestuar një person i dyshuar”, tha ai.

Tutje, Bytyqi tha se deri më tani nuk dihen motivet e rastit.