Lajme

Gjendet në Gjakovë e mitura nga Fushë Kosova, arrestohet një i dyshuar për sulm seksual

06/20/2021 09:09
nga:Q R

Të premten një grua kishte njoftuar se vajzë e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Ngjarja është raportuar të premten rreth orës 10:00 në “Lagjen 28”, në Fushë Kosovë.

Policia njofton se në lidhje me këtë rast është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .

Sipas burimeve të Telegrafit e mitura nga Fushë Kosova është gjetur në Gjakovë, ku edhe është arrestuar personi që dyshohet për sulm seksual.

LEXO EDHE:

Bie ndjeshëm numri i të gjobiturve për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID19