Lajme

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

05/02/2024 19:12
nga:G C

Policia e Kosovës ka nisur hetime për vdekjen e një personi, mesditën e sotme në fshatin Doblibare të Gjakovës.

Viktima dyshohet se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rreth orës 16:30 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Elezaj.