Lajme

Gjendet i vdekur një person në Berevce të Shtërpcës

12/30/2023 08:53
nga:Y I

Një burrë është gjetur pa shenja jete në fshatin Berevce të Shtërpcës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u lirohet familjareve.

Ndërkohë, rasti ka ndodhur gjatë pasdites të së premtes.