Gruaja e raportuar dje e zhdukur në Graqanicë është gjetur gjallë
Kështu kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës për “Gazeta Blic”.
“Pas një pune intezive hetimore dhe kërkimore, nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Prishtinë, respektivisht zyrtarët e stacionit të Graqanicës, sot rreth orës 11:00, në fshatin Koznicë të Lipjanit, është gjetë gjallë personi i zhdukur, që është raportuar dje në Graqanicë.E njëjta që nga dje është strehuar nga një familje në fshatin e sipërshënuar.Konform procedurave ligjore po kryhen procedurat e nevojshme policore përfshirë dhe kontrollet e duhura mjekësore” thuhet në njoftimin e Policisë.
U raportua se e zhdukura u gjet e vdekur te liqeni i Badovcit, Policia demanton lajmet


