Policia e Kosovës ka demantuar lajmet se është gjetur i vdekur një peron tek Liqeni i Badovci, raporton Gazeta Blic.
Zëdhësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti ka thënë për “Gazeta Blic” se janë duke vazhduar kërkimet për personin e zhdukur.
Ahmeti ka thënë se Policia në bashkëpunim me FSK-në po vazhdon kërkimet edhe në Liqenin e Badovcit.
“Graqanicë, 05.04.2021-20:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar për rastin në fjalë- zhdukjen e motrës së tij. . Sipas ankuesit motra e tij ka probleme psiqike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.Referuar shkrimeve në portale të ndryshme ju njoftojmë, se personi i zhdukur nuk është gjetë akoma.Kërkimet për viktimën janë duke u bërë, bazuar në informacionet që posedojmë .Përveç lokacioneve të tjera, që nga mbrëmë policia në bashkëpunim me FSK, po vazhdon kërkimet edhe në liqenin e Badovcit .Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë” thuhet në njoftimin e Policisë.


