Lajme

Gjendet e vdekur një grua në Rahovec

03/26/2024 09:42
nga:Genita C

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në komunën e Rahovecit është gjetur pa shenja jetë një grua.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ajo është gjetur e vdekur mesditën e së dielës.

“Raportohet se është është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Siç thuhet në raport me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.