Lajme

Gjendet e vdekur një grua në Prizren

10/14/2022 10:09
nga:Y I

Një grua është gjetur pa shenja jete në Prizren.

Policia njofton përmes raportit se njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekësia ligjore të cilët me vendim të prokurorit trupin e pajetë e kanë dërguar për obduksion.

Policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshuar”.