Lajme

Gjendet 18-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Prizren

11/02/2023 16:25
nga:N K

Është gjetur 18-vjeçarja në Prizren, e cila ishte raportuar e zhdukur më 11 tetor të këtij viti.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur 18-vjeçarja në Prizren, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj më 11 tetor të këtij viti.

18-vjeçarja është shoqëruar ne sektorin rajonal të hetimeve në Prizren ku është bërë intervistimi i saj.

Të gjitha veprimet e ndërmara janë bërë në konsultim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Policia e Kosovës ka falënderuar mediat dhe qytetarët për bashkëpunim, me ndihmën e të cilëve është arritë të bëhet lokalizimi i vendodhjes së qytetarët dhe zbardhja e rastit.