Lajme

Gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohen se janë nga lufta e fundit

03/20/2022 09:01
nga:Donika Fetahu

Punëtorët e kompanisë së pastrimit në Prizren “Eko Regjionit”, gjatë gërmimit për të hapur një varr në varrezat myslimane, kanë hasur në mbetje mortore të një kufome, e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije, të shtunën.

Në raportin e policisë thuhet se mbetjet mortore dyshohet se i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Tërheqja e mbetjeve mortore është bërë nga njësia e krimeve te luftës.