Lajme

Gjenden mbetje mortore në Pogragjë të Gjilanit

03/28/2023 17:02
nga:G B

Disa mbetje mortore janë gjetur në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së hënë.

Kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Janë bërë ekzaminimet dhe më pas pjesët që u gjetën janë tërhequr nga Forenzika për të vazhduar me veprimet e tjera. Me t’u përfunduar procedurat në lokacionin ku u gjetën mbetjet është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të ndërmerren hapat e nevojshme hetimore” tha Osmani.

Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.