Lajme

Gjatë kontrollimit të një autobusi në Merdarë, Policët kufitarë gjejnë armë me gas

03/12/2024 12:18
nga:N K

Policët kufitarë së bashku me zyrtarët doganorë sot në mëngjes në pikë kalimin kufitar në Merdarë, gjatë kontrollimit të një autobusi me targa të Kosovës, në valixhen e një udhëtari kanë hasur në një revole me gas me 28 copë fishekë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti është iniciuar si vepër penale “Import, eksport, furnizim,transportim, prodhim, këmbim ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt dhe do të trajtohet më tutje nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës.