Sporti

Gjashtë tifozë të Guinesë vdiqën pas fitores ndaj Gambisë

01/22/2024 15:18
nga:E K

Gjashtë tifozë të Guinesë janë konfirmuar si të vdekur si rezultat i festimeve “të çmendura” pasi Kombëtarja e tyre fitoi ndaj Gambisë në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Goli i Aguibou Camara në pjesën e dytë ishte i mjaftueshëm që “Syli National” ta siguronin fitoren e tyre të parë në kompeticionin që po mbahet në Bregun e Fildishtë.

Sidoqoftë, pas lojës tifozët raportohet se i mbushën rrugët e Conakry për të festuar me motorë dhe me vetura, duke i lënë gjashtë tifozë të vdekur, raporton “Sports Brief”.

Raportohet se tre persona vdiqën nga përplasja e dy veturave, ndërsa disa të tjerë pësuan lëndime të shkallëve të ndryshme.

Tre të tjerë raportohet se vdiqën në një tjetër aksident trafiku.

Trajneri dhe lojtarët e Kombëtares së Guinesë bënë homazhe për tifozët e vdekur me një video emocionale të postuar në rrjetet sociale.