Nëntë rajone të Ukrainës u goditën nga bombardimet e reja ruse në 24 orët e fundit, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur të paktën 19.
Sulmet u raportuan në Donetsk, Kherson, Kharkiv, Sumy, Mykolaiv, Chernihiv, Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk dhe Luhansk që nga e enjtja.
Pavlo Kyrylenko, kreu i rajonit të Donetskut, tha se forcat ruse vranë dy persona në Kramatorsk dhe Bakhmut dhe plagosën tetë.
Në Kharkiv, dy u vranë dhe një u plagos kur trupat ruse qëlluan mbi një ndërtesë banimi.
Rreth 65 raketa u lëshuan në Kherson në jug, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur nëntë, përfshirë një fëmijë pesëvjeçar.
Nga sulmet u dëmtuan një kantier detar, shkolla dhe ndërtesa banimi.


