Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga Covid-19.
Ndërkohë janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja pozitive nga gjithsej 1.933 testime të kryera.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.325. Në total numri i rasteve aktive në vend është 166, njofton Klankosova.tv.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.975 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 170.098 doza të vaksinës. Deri më sot 37.057 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.


