Gjashtë raste të dhunës në familje, janë raportuar përgjatë një jave në rajonin e Ferizajt, raporton Gazeta Blic.
Policia Rajonale e Ferizajt përmes një komunikate për media, ka njoftuar se dy raste kanë ndodhur në Ferizaj, dy raste në Kaçanik, dhe dy raste në Shtime.
Tre persona të dyshuar janë në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.
Komunikata e plotë:
Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 07-
13/08/2023 janë raportuar 6 raste të dhunës në familje, prej tyre 2 raste
në Ferizaj, 2 raste në Kaçanik dhe 2 raste në Shtime.
Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 3 persona të dyshuar
për dhunë në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë janë
liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.
Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në
mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë
së Dhunës në Familje.
Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje
dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet
e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të
afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat
kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Me respekt.


