Lajme

Gjakovë: I mituri theret me thikë

12/27/2023 09:09
nga:N K

Një i mitur ka raportuar në polici se është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë).

Rasti ka ndodhur të marten në fshatin Meqë të Gjakovës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet, njofton raporti 24 orësh.