Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një gjakovar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar bimë të llojit Kanabis Sativa.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, raporton Gazeta Blic.
Njoftimi i plotë:
Gjakovë 16.07.2021 – 10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së tij, janë gjetur dhe konfiskuar bimë të llojit Kanabis Sativa, të cilat me pas janë shkatërruar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


