Lajme

Gjakovari tenton ta mbysë gruan me kaçavidë në gjumë

05/14/2021 11:33
nga:Y I

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit A.K., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 12 maj 2021, në shtëpinë e të pandehurit A.K., në fshatin Rogovë, Komuna e Gjakovës.

“Pikërisht në dhomën e fjetjes, ku kishte tentuar ta privojë nga jeta bashkëshorten e tij, të dëmtuarën, F.K., përderisa e njëjta ishte duke fjetur, e godet me kaçavidë disa herë në kokë e pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit A.K., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 12 maj 2021.