Sporti

Giuntoli: Ju tregoj pse Lukaku nuk erdhi te Juventusi

09/30/2023 12:23
nga:E K

Romelu Lukaku ishte afër transferimit te Juventusi në merkaton e verës, por sulmuesi belg përfundoi te Roma.

Drejtori teknik i klubit nga Torino, Cristiano Giuntoli shpjegoi se pse nuk u realizua operacioni i veshjes së Lukakut me fanellën bardhezi.

“Kishim marrë një ofertë nga Chelsea për Vlahovic. Ne nuk donim ta shitnim, por përballë disa shifrave do të detyroheshim të dorëzoheshim.

Gjithsesi, oferta zyrtare nga Anglia nuk erdhi kurrë, kështu që nuk u realizua dot shkëmbimi Vlahovic-Lukaku”, shpjegon Giuntoli.

I cili theksoi se Juventusi duhet të ulë ndjeshëm tavanin e pagave për futbollistët. Teksa konfirmoi pozitat e Max Allegrit në pankinë.

“Allegri është një pikë referimi në këtë fazë delikate tranzicioni që po kalojmë. Puna e trajnerit është më e vështira në botë.

Pasi trajneri është një person i vetmuar, dhe mban gjithë peshën mbi supe. Unë i kam mbrojtur gjithmonë trajnerët e mi.

Përpiqem të kuptoj se si mendojnë, në mënyrë që të ballafaqohem me ta dhe t’i ndihmoj sa më shumë”, theksoi Giuntoli.