Sporti

Giroud në pikëpyetje për derbin e Milanos, sulmuesi flet për gjendjen e tij

09/09/2023 13:52
nga:Mergim Rreci

Olivier Giroud u largua i dëmtuar nga sfida ndaj Irlandës, me sulmuesin francez që ndjeu shqetësime në kavilje dhe mbylli ndeshjen në minutën e 25-të.

Një dëmtim që ka ngritur pikëpyetje, nëse ai do të jetë i gatshëm për derbin Inter-Milan më 16 shtator, ndërsa sulmuesi i “Djallit” ka folur nga Franca për mediet italiane duke treguar gjendjen e tij fizike.

“Në sfidën kundër Irlandës bëra një lëvizje te çuditshme në të njëjtën kavilje, në të cilën kisha marrë një goditje në Champions League që sezonin e shkuar kundër Napolit nga Kim. Për momentin kam një dobësi në atë kavilje, por të menaxhueshme. Doja të vazhdoja, por kavilja me pengoi tani jam më mirë, nuk jam shumë i shqetësuar. Derbi? Po, po, mendoj se do te jem” – tha Giroud.