Sporti

Giroud i kushton fitoren Maignan, portieri përgjigjet: “Më bëre të qaj”

10/08/2023 12:21
nga:Lorik J

Milani fitoi 1-0 në Genoa të shtunën dhe është lideri i ri i Serisë A, por iu desh të vuante shumë në fund të ndeshjes, me Giroud që përfundoi në portë dhe si hero, pasi portieri Mike Maignan u përjashtu në minutat e fundit.

Giroud përfundoi duke luajtur 6 minuta në portë dhe përsëri bëri një pritje të klasit botëror, përcjell GazetaBlic Sport.

Në fund ai ia dedikoi fitoren portierit francez.

“Për ty Magic Mike, portieri Giroud”, shkroi sulmuesi francez.

Portieri nuk vonoi dhe u përgjigj: “Mama mia, më bëre të qaj!”

/GazetaBlic Sport