Sporti

Giroud “hedh” pas krahëve dëmtimin dhe qetëson tifozët e Milan: Mendoj se do të jem të derbi

09/09/2023 16:13
nga:E K

“Bomberi’ i Milan dhe Kombëtares francez, Olivier Giroud tronditi jo pak tifozët e “kuqezinjve” italianë, në përballjen e fundit të “gjelave” ndaj Irlandës, ku në minutën e 27’ u detyrua të dilte nga fusha e lojës, pas një dhimbjeje të fortë që ndjeu në kavilje.

Fillimisht u raportua se pas ekzaminimeve mjekësore gjendja nuk ishte shqetësuese, mirëpo për këtë dëmtim të lehtë, më shumë detaje i ka dhënë vetë “bomberi” francez, i cili në fjalën e tij për mediat ka qetësuar tifozët e “djajve” të Milan, duke i “siguruar” atyre prezencën në “Derbin e Madoninës”.

“Në sfidën kundër Irlandës bëra një lëvizje te çuditshme në të njëjtën kavilje, në të cilën kisha marrë një goditje në Champions League që sezonin e shkuar kundër Napoli nga Kim Min-Jae dhe për momentin kam atë kavilje e ndjej të dobët, por të menaxhueshme.

Doja të vazhdoja, por kavilja me pengoi tani jam më mirë, nuk jam shumë i shqetësuar. Derbi? Po, po, mendoj se do te jem”,- u shpreh “bomberi’ i “gjelave”, duke qetësuar jo pak tifozët e “kuqezinjve”.