Sporti

Giroud e Maldini nga minuta e parë për Milanin nesër ndaj Spezias

09/24/2021 22:55
nga:E K

Skuadra e Milani do të luajë ndaj Spezias ditën e nesërme (e shtunë), në kuadër të xhiros së gjashtë të Serie A për sezonin 2021-22.

Milan ka bërë një start të mirë këtë edicion të ri, duke mbledhur 13 pikë pas pesë xhirove të para, me vetëm Napolin që ka bilanc më të mirë se sa “kuqezinjtë”.

Sidoqoftë klubi italian së fundmi ka qenë e hendikepuar në fazën e sulmit, pas lëndimeve të Giroud e Ibrahimovic.

Lajm i mirë për ‘rosonerët’ është se sulmuesi francez Olivier Giroud tani i është bashkuar grupit në stërvitje dhe ai do të jetë në fushë nga minuta e parë ndaj Spezias, raporton Manuele Baiocchini nga ‘SkySports’.

Përveç kësaj, edhe djali i legjendës Paolo Maldini, Daniel Maldini do të luajë nga minuta e parë për këtë sfidë.

Daniel Maldini kishte kompletuar vetëm tetë minuta ndaj Cagliarit më 29 gusht, gjersa Olivier Giroud i ka zhvilluar dy ndeshje në Serie A deri më tani me Milanin, duke shënuar një ‘dopietë’ në ndeshjen e fundit të tij ndaj Cagliarit.

Ndeshja e nesërme fillon nga ora 15:00.