Sporti

Rrëmujë te sektori i tifozëve të Tiranës në Luksemburg, zihen me njëri-tjetrin, ndërhyn edhe policia

07/06/2022 21:13
nga:Mergim Rreci

Një situatë kaotike u regjistrua te sektori i tifozëve të Tiranës teksa po luhej sfida mes Dudelanzhd dhe bardhebluve të Orges Shehit.

“Panorama Sport” ka arritur të mësojë se disa tifozë u përleshën me njëri-tjetrën, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e stjuartëve dhe policisë vendase, duke i nxjerrë jashtë problematikët.

Situata u qetësua disi pas ndërhyrjes së forcave të rendit që vendosë qetësinë në sektorin ku qëndrojnë të vendosur tifozët bardheblu.