Sporti

Arteta: I dua edhe më shumë futbollistët, reaguam mirë në fund

04/22/2023 10:14
nga:Mergim Rreci

Mikel Arteta mbeti i zhgënjyer nga barazimi në shtëpi ndaj Southampton (3-3) dhe nga mënyra e dobët në të cilën skuadra pranoi tre gola.

Megjithatë, trajneri i Arsenalit i vlerësoi përpjekjet e lojtarëve për të arritur në barazim, përcjell GazetaBlic Sport.

“Sigurisht, nuk jam i kënaqur me rezultatin. Ne i komplikuam gjërat shumë për veten tonë, por gabimet ndodhin në futboll, por mënyra se si reagojmë më bën të dua edhe më shumë lojtarët e mi. Ishte e pabesueshme, ishim jashtë loje, pësuam gola në mënyrë të shkujdesur, por në fund mund ta kishim fituar edhe ndeshjen. Kishim mundësi të mjaftueshme, por nuk ndodhi dhe jemi të zhgënjyer. Nuk mund të pësojmë tre gola, sepse kështu është shumë e vështirë të fitosh”, tha trajneri në një prononcim për “Sky Sports”.

/GazetaBlic Sport/