Sporti

Një tjetër sukses i madh për gjyqtaren Blearta Ukehaxhaj, e përzgjedhur nga ITF për referim në World Juniors Tour Finals

07/18/2023 17:00
nga:Mergim Rreci

Gjqytarja e mirënjohur kosovare, Blearta Ukehaxhaj ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj.

Ukehaxhaj është përzgjedhur si gjyqtare në turneun e ITF World Juniors Tour Finals 14&U, përcjell GazetaBlic Sport.

Në mesin e 12 referëve të përzgjedhur në Evropë nga ITF si gjyqtarë te karriges në “ITF World Junior Tour Finals 14&U” është edhe kosovarja, Blearta Ukehaxhaj, e cila do jetë gjyqtare e karriges në ndeshjet që do zhvillohen në Prostejov, Çeki, gjatë datave 07-12 gusht 2023.

Pa asnjë dyshim, ky është një sukses i jashtëzakonshëm nga gjyqtarja e re e më shumë përspektivë, e cila njihet edhe si një trajnere e suksesshme dhe aktiviste e madhe e sportit në vendin tonë.