Sporti

Roberto Mancini publikon listën për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Maltës

03/17/2023 21:15
nga:Mergim Rreci

Roberto Mancini ka ftuar 30 lojtarë për fillimin e kualifikimeve për Euro-2024, ku Italia do të mund, nëse kualifikohet, të mbrojë titullin e fituar në Euro-2020.

Në listën e trajnerit, pikat kryesore përfshijnë debutimin e Wladimiro Falcone, portier i Lecces, qendërmbrojtësi Alessandro Buongiorno (Torino) dhe sulmuesi Mateo Retegui (Tigre). Matteo Darmian dhe Alessio Romagnolit janë rikthyer në kombëtaren e drejtuar nga Mancini, përcjell GazetaBlic Sport.

Italia do të presë në Napoli kombëtaren e Anglisë në datën 23, duke luajtur më pas në Maltë tre ditë më vonë.