Lajme

“Gëzuar shqiptarë kudo që jeni”, Osmani merr pjesë në kremtimin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

11/29/2023 11:36
nga:Sh R

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Sadriu Osmani, është shprehur e kënaqur me ftesën e presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj për festën e Ditës së Pavarësisë së shtetit shqiptar.

“Kënaqësi të marrë pjesë në pritjen e Presidentit Bajram Begaj për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

Më tej e para e shtetit të Kosovës e ka uruar 111 vjetorit të shpalljes se pavarësisë, Shqipërinë “Gëzuar Shqipëri!”.

“Gëzuar shqiptarë kudo që jeni!”, ka përfunduar duke i uruar Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Sadriu Osmani.