Lajme

Gërvalla takohet me me përfaqësuesen e Emirateve të Bashkuara Arabe në OKB

04/26/2023 20:01
nga:Astrit Gashi

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është takuar me përfaqësuesen e Emirateve të Bashkuara Arabe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Lana Zaki Nusseibeh.

Siç ka njoftuar ministrja e Jashtme, ajo me Lana Zaki Nusseibeh ka folur për raportet në mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

”E informoi atë për përditësime të rëndësishme, shkëmbyen vërejtje të shkëlqyera për progresin e ??, diskutuan për forcimin e lidhjeve ???? edhe më shumë dhe e falënderuan për mbështetjen e vendosur”.

Paraqitja e Gërvallës nga New Yorku vjen vetëm një ditë para se seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Siç është raportuar, Rusia është përpjekur që ta pengojë pjesëmarrjen e Kosovës në këtë seancë.