Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka komentuar situatën e tensionuar të krijuar sot në Kuvendin e Kosovës.
Gërvalla ka thënë se zhurma dhe përplasjet nuk janë mënyra për të arritur sukses, duke bërë thirrje për dialog dhe diskutim.
“Zhurma nuk është metoda për të arritur sukses. E vetmja mundësi është ulja në tavolinë, diskutimi, ndoshta në një moment të caktuar pajtohemi dhe ecim përpara”, ka deklaruar Gërvalla.
Ajo ka kritikuar edhe përplasjet që kanë ndodhur gjatë ditës në Kuvend.
“Nuk është as e dinjitetshme, as serioze, as bërtimat, as hedhjet me ujë, as me letra, se në fund të fundit në këtë sallë do të kthehemi të gjithë”, ka thënë Gërvalla.


