Sporti

Gega për shortin e Kampionatit Evropian: Është grupi më i vështirë në mënyrë absolute

12/03/2023 22:41
nga:E K

Trajneri, Skender Gega i ftuar në emisionin VAR në TËVË1 ka komentuar shortin e Kampionatit Evropian, aty ku Shqipëria do jetë në grupin B.

Gega e cilëson grupin e Shqipërisë si grupin më të vështirë të mundshëm, shkruan GazetaBlic Sport.

“Është grupi më i vështirë në mënyrë absolute. Spanja dhe Italia janë elitat në botë dhe Kroacia në Ballkan. Kryesorja është ajo që u arrit nga Kombëtarja e Shqipërisë. Kemi kualitetin që të përfaqësohemi mirë. Mendoj që ky kualifikim ishte më se i merituar. Ky trajner erdhi me modesti dhe me skepticizëm te njerëzit, patëm edhe fat, për fatin tonë ishte periudha e keqe e Polonisë”, tha Gega.

Kujtojmë që në grupin B, Shqipëria do ketë punë me ekipe si: Spanja, Kroacia dhe Italia.

/GazetaBlic Sport/