Sporti

Chelsea dështon në Rusi, Juventus e përfundon fazën e grupeve në vendin e parë

12/08/2021 20:43
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Juventusi ka triumfuar ndaj Malmos me rezultat, 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Keane shënoi golin e fitores për skuadrën italiane dhe golin që i siguroi vendin e parë në grup.

Chelsea në anën tjetër dështoi ndaj Zenitit, atje ku e mbylli ndeshjen me rezultat 3 me 3.

Ishte një ndeshje fantastike në Rusi me londinezët që e humbën fitoren nga duart e tyre pasi që takimi u barazua në minutat shtesë.

Werner shënoi dy gola, kurse Lukaku shënoi një tjetër gol për Chelsean.

/GazetaBlic Sport/