Sporti

Gazmend Haliti: Ballkani ka një trajner të shkëlqyer, pres që Ballkani sot të dëshmojë se meriton të kalojë fazën e grupeve

12/14/2023 10:37
nga:E K

Ballkani do të zhvilloj sonte ndeshjen e fundit dhe më të rëndësishme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të përballet me gjigantin kroat Dinamo Zagreb në stadiumin legjendar ‘Maksimir’.

Trajneri kosovar, Gazmend Haliti ka folur për GazetaBlic Sport për ndeshjen e sotme të skuadrës suharekase, ku tha se pret që Ballkani të sigurojë fitore dhe të kalojë tutje në fazën eliminatore.

Ballkani deri tani ka pasur paraqitje të mira, dhe mendoj se gjasat janë reale që edhe sot të shënojë fitore dhe të kalojë fazën e grupeve. Edhe pse humbi dy ndeshjet e fundit, nuk mendoj se do të ndikojë negativisht te futbollistët. Ballkani ka një trajner të shkëlqyer, i cili ka punuar mjaftueshëm me futbollistët në aspektin psikologjik, dhe besoj se janë shumë të motivuar të fitojnë sot dhe të kalojnë fazën e grupeve. Edhe pse kroatët janë në formë të mirë, sidomos në ndeshjet si vendas, mendoj se Ballkani ka futbollistë të nivelit të lartë, të cilët kanë treguar përvojën dhe cilësitë e tyre. Pres që Ballkani sot të dëshmojë se meriton të kalojë fazën e grupeve. Ka shumë cilësi brenda grupit dhe pres të kalojë fazën e grupeve me fitore“, tha ai për GazetaBlic Sport.

Dueli mes Dinamo Zagreb dhe Ballkanit zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/