Sporti

Gazetari rumun: Albion Rrahmani do të transferohet tek Rapid Bukureshti pas një jave!

07/31/2023 11:47
nga:Lorik J

Albion Rrahmani, sulmuesin 22-vjeçar kosovar i Ballkanit pritet të transferohet tek skuadra rumune, Rapid Bukureshti.

Sipas gazetarit rumun, Horia Ivanovic, Rapid kanë paguar 600 mijë euro për të transferuar Rrahmanin, përcjell GazetaBlic Sport.

“Dan Sucu ka paguar 600 mijë euro, Rrahmani vjen në Rapid dhe do të shpallet zyrtarisht pas një jave, duke qenë kosovar është më e vështirë të marrësh pasaportë dhe të hysh në Rumani. Mendoj se Rapid bëri një goditje të madhe, i dha Dugandzic një konkurrent serioz. Njoftimi zyrtar ende mungon, por lajmi është 100%. Ai është sulmuesi i ri i Rapid-it, ai tranfserohet për 600 mijë euro”, raportoi Horia Ivanovici për Fanatik.

/GazetaBlic Sport