Sporti

Gazetari dhe eksperti i afërt me skuadrën e Lazios, Jerry Mancini zbulon detaje për Vedat Muriqin: Tifozët kërkonin largimin e tij

09/24/2021 13:19
nga:Mergim Rreci

Njëri nga gazetarët dhe personat më të afërt të skuadrës së Lazios, Jerry Mancini ka folur në lidhje me situatën e Vedat Muriqit tek Lazio.

Mancini punon tek ‘The Laziali’, ‘World Football Index’ dhe ‘Breaking The Lines’, atje ku në veçanti shkruan për skuadrën e Lazios, por edhe për futbollin italian në përgjithësi.

Në një prononcim ekskluziv për ‘GazetaBlic Sport’, ai ka treguar në detaje për gjendjen momentale të sulmuesit kosovar, si dha ka folur për të ardhmen e tij tek skuadra italiane.

Fillimisht ai tregoi se si tifozët e Lazios ishin të zhgënjyer me sulmuesin kosovar dhe madje besonin se paratë e shpenzuar për sulmuesin kosovar ishin një gabim i madh nga drejtuesit, disa prej tyre vazhdojnë të mendojë ashtu edhe sot.

Aventura e Vedat Muriqit me Lazion nuk ka shkuar aq mirë sa kishte shpresuar. Sezoni i tij i parë ishte i vështirë ku ai luftoi për të shënuar gola dhe tregoi dobësi në lojën e tij. Ndërsa sezoni po zhvillohej, fansat u bënë të frustruar dhe të paduruar me të. Një arsye domethënëse është shuma e parave që ata shpenzuan për të. Tifozët prisnin rezultate pozitive kur ai mbërriti në Lazio. Përveç kësaj, shumë shpesh ai kishte shanse të arta për të shënuar dhe nuk arriti t’a bënte një gjë të tillë. Kjo çoi në momente zhgënjyese dhe bëri tifozët të besojnë se Lazio duhet të kishte investuar diku tjetër dhe jo tek ai“, tha fillimisht Mancini.

Më pas ai tha se Vedat Muriqi e ka shansin e tij që ta tregojë vetën në këtë edicion. Mancini tha se Sarri luan me formacionin 4-3-3 dhe se pikërisht Muriqi do të jetë i preferuari i tij në këtë skemë loje.

Mancini tha poashtu se Lazio po tregon seriozitet të madh me sulmuesin kosovar, atje ku tashmë e ka vlerësuar si sulmuesin e dytë kryesor, menjëherë pas Ciro Immobiles në klub.

Sistemi i Sarrit është i përshtatshëm për mënyrën sesi luan Muriqi dhe mund ta ndihmojë atë këtë sezon. Ata nuk po luajnë më me dy sulmues dhe ai do të jetë një futbollist i synuar në formacionin 4-3-3. Ai do të ketë topa të vazhdueshëm në zonë dhe duhet të tregojë aftësinë e tij për të shënuar. Përveç kësaj, largimi i Felipe Caicedo do të thotë që Lazio është serioz në lidhje me Muriqin. Sarri e ka mbështetur sulmuesin në disa raste këtë sezon dhe ka treguar besim tek ai.
Të bëhesh sulmuesi i dytë pas Immobile do të thotë që Sarri dhe Lazio janë seriozë me të“, vazhdoi Mancini për ‘GazetaBlic Sport’.

Në fund, Mancini tha se beson që Muriqi ka të ardhme tek skuadra e Lazios, por që këtë gjë duhet ta dëshmojë në fushë. Ai tha se sulmuesi kosovar duhet që t’i fitojë zemrat e tifozëve, sepse ata ishin të bindur se ai duhet të largohet nga skuadra, por ishin drejtuesit ata që nuk e larguan.

Ai do të duhet të ketë një sezon shumë më të mirë në mënyrë që të fitojë besimin e tifozëve. Ai është në një situatë të ngjashme me Felipe Caicedo pasi pati një sezon të parë të dobët dhe nuk arriti të bënte përshtypje tek tifozët. Tifozët donin që ai të largohej, por drejtuesit nuk e shitën dhe i qëndruan pranë. 
Unë personalisht nuk jam që ai të largohet. Ky sezon do të jetë një vlerësim i drejtë për të pasi ai kishte një parasezon të plotë dhe hyn  shëndetshëm fizikisht në këtë sezon. Me Sarrin që e mbështet atë dhe një sistem që është i përshtatshëm për mënyrën se si ai luan, unë mendoj se ai do të jetë në gjendje të rimarrë atë besim dhe të shkëlqejë me fanellën e Lazios”, përfundoi Mancini.

Kutjojmë që Muriqi ishte vendimtar në ndeshjen e djeshme ndaj Torinos, atje ku fitoi një penallti dhe i mundësoi Immobiles që të shënonte golin e barazimit.

/GazetaBlic Sport/