Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, pati një moment të sikletshëm në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes gjysmëfinale me Fluminense në Kupën e Botës për Klube.
Specialisti italian u ankua për axhendën e ngjeshur të “bluve” nga Londra. Për Chelsean, kjo do të jetë ndeshja e 63-të në të gjitha garat këtë sezon, transmeton GazetaBlic Sport.
Dhe ndërsa Maresca u ankua për atë që kishin përjetuar lojtarët e tij, ai mori një përgjigje epike.
“Ne hyjmë në turne në dy situata shumë të ndryshme. Sa ndeshje zyrtare kanë luajtur ekipet braziliane këtë sezon? Ne kemi luajtur 63”, tha Maresca.
“Ekipet evropiane vijnë në këtë garë ndryshe nga ekipet braziliane ose të Amerikës së Jugut për shkak të numrit të ndeshjeve që kemi luajtur tashmë. Por dëshira jonë për të fituar është e njëjtë me tuajën. Dallimi qëndron te kushtet. Ne mbërrijmë këtu pasi kemi luajtur 60 ndeshje, dhe ju…” shtoi trajneri i Chelseat.
Përpara se të mbaronte fjalimin e tij, ish-trajneri i Leicester City u ndërpre nga një gazetar brazilian i cili i tregoi saktësisht se sa ndeshje kishte luajtur Fluminense në të njëjtën periudhë.
“Në të njëjtën periudhë, luajtëm 70 ndeshje. Kjo është edhe më shumë ndeshje”, thotë gazetari brazilian, dhe Maresca nuk i përgjigjet.
/GazetaBlic Sport/


