Lajme

Gazetarët kosovarë sulmohen me gurë e molotov në veri

10/13/2021 12:09
nga:M K

Gazetarët kosovarë që po raportojnë nga veriu janë sulmuar nga disa protestues serbë.

Kështu ka mësuar GazetaBlic nga burime pranë vendit të ngjarjes.

“Po, është e vërtetë. Një grup i njerëzve i kanë sulmuar gazetarët që ishin duke punuar aty pranë”, tha ndër të tjera ky burim për portalin GazetaBlic.

Qytetarët kanë formuar një barrikadë ndërsa kanë sulmuar ekipet e gazetarëve të cilët po kalojnë në atë pjesë.

Thuhet se sulmet e tyre janë bërë me gurë të shumtë dhe me molotov.

GazetaBlic do t’iu raportojë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

Kurti reagon pas aksionit të Policisë së Kosovës